Juventus këtë sezon duket se nuk do të ketë ndonjë rival për titull, duke parë edhe rezultatet e javëve të para. Megjithatë të gjithë e dinë shumë mirë që mesfusha bardhezi ka nevojë për një “yll”. Drejtuesit e skuadrës transferuan nga Real Madrid Cristiano Ronaldon, por duket se ende nuk kanë mbaruar punë me kampionët e Europës.
Sikurse raporton “Calciomercato”, Juventus dëshiron shërbimet e mesfushorit Isco dhe në merkaton e janarit pritet që të ketë një ofertë drejt Madridit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në këto detaje, sepse prej viteve 90-të një Champions League mungon në Torino dhe italianët këtë vit duan ta fitojnë atë më shumë se kurrë.