Real Madrid dhe Thibouit Courtois janë duke negociuar për një transferim të portierit të Chelsea në kryeqytetin spanjoll.
Sipas Jose Ramon nga Onda Cero, klubi madrilen dhe belgu kanë komunikim me njëri-tjetrin edhe pse portieri është në kontratë me blutë ë Londrës.
Pjesa më e vështirë e marrëveshjes është të bindurit e klubit aktual pasi nuk dëshiron të futet në bisedime. Courtois e ka shprehur vazhdimisht se i mungon jeta në Spanjë dhe sidomos Madridi, por kësaj here mund t’i bashkohet rivalëve të përjetshëm të ish-ekipit të tij, Atletiko Madridit.