Vladimir Klitçko po planifikon ti rikthehet boksit. Është ky lajm i bujshëm që qarkullon në mediat ukrainase. Klitço po mendon të ndeshet me boksierin britanik Dillian Whyte. Boksieri mbanë rekordin për kohën e të qenit kampion, me 4383 ditë, duke e mbrojtur titullin e tij 14 herë radhazi.
Ish-kampioni i Botës u largua nga sporti në vitin 2017 pas një humbjeje spektakolare nga Antoni Xhoshua në Uembli të Londrës, ndërsa ishte mundur më parë edhe nga Tajson Fjuri.