Ish-futbollisti i Juventusit ka përfunduar në burg. Vinçenco Jakuqinta është përfshirë në një veprimtari kriminale, teksa janë hetimet italiane që kanë nxjerrë në dritë të vërtetë. Ish-lojtari është dënuar sot nga gjykata italiane me dy vite burg për armëmbajtje pa leje si dhe lidhjet me elementë mafiozë.
Sipas medieve italiane, në operacionin e koduar “Aemilia” bëhet me dije se disa elementë mafiozë ushtronin presion te trajnerët që ai të luante rregullisht. Në momentin e vendimit nga Gjykata italian, ish-futbollisti dhe babai i lojtarit janë ngritur në këmbë duke thënë: “Qesharake, ky është një turp i madh”.