Lazio i ka shumë të qarta idetë për të bërë një sezon të madh dhe për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm. Sikurse raporton “Tuttomercato”, Igli Tare është nën monitorim të sulmuesit të Portos Yacine Brahimi, i cili në verën e ardhshme i skadon kontrata me Porton dhe mund të transferohet në Romë me parametra zero.
Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të finalizohet me sukses, pasi kjo do e bënte trajnerin Inzaghi që të ndryshonte formacionin, duke luajtur më shumë në fazën sulmuese dhe të ishte më i rrezikshëm për kundërshtarët në Seria A, por jo vetëm.