Gonzalo Higuain kërcënohet me jetë! Sipas asaj që raporton “Novella2000”, sulmuesi i Juventusit i ka thënë disa miqve të tij se ka marrë disa telefonata anonime gjatë ditëve të fundit dhe është kërcënuar me jetë.
Për këtë arsye, siç shkruan “Corriere dello Sport”, Higuain po lëviz në rrugët e Torinos me truproja.
Megjithatë, klubi i Juventusit e ka hedhur poshtë një lajm të tillë.
Lajmi është mohuar edhe nga “DIGOS”, që është Divizioni i Hetimeve Gjenerale dhe Operacioneve Speciale në Itali, e specializuar për të hetuar çështjet e terrorizmit dhe krimin e organizuar.