Skënderbeu nuk i ka mbyllur aspak mirë dy fazat e para të kampionatit, ku në 4 ndeshjet e fundit kanë pësuar 4 humbje. Mirëpo, kjo nuk do të thotë aspak që në Korçë nuk ka lojtarë cilësorë, përkundrazi. Në kampin bardhekuq ka shumë lojtar të mirë dhe një prej tyre është mbrojtësi Fidan Aliti, i cili tashmë kërkohet edhe nga Malmo, i cili është klubi më i madh në Suedi përsa i përket trofeve të fituara. Nëse kjo marrëveshje arrihet, atëherë në Korçë do të krijohej një hapësirë shumë e madhe në repartin e prapavijës, duke e lënë kroatin Marko Radas të “vetëm”.
Sakaq, në anën tjetër do të ishte një sukses i madh për kampionët e vendit, sepse shifra që do të fitonin me shitjen e kartonit të mbrojtësit kosovar do të ishte e madhe dhe do të rregullonte shumë gjërat në aspektin financiar.