Emri i madh Dinamo do të kthehet sërish aty ku i takon, në arenën e basketbollit shqiptar. Një shkollë e mirëfilltë basketbolli për të gjitha moshat nën siglën e madhe Dinamo duke kthyer një traditë e një sfidë më vete.
Shoqata e basketbollit Dinamo u krijua nga një grup ish-basketbollistash të ekipit legjendar “Dinamo” me qëllimin për të zhvilluar sportin e basketbollit në përgjithësi, përmes aktiviteteve për të gjitha moshat. Ajo ka filluar aktivitetin e saj duke stërvitur djem dhe vajza të grupmoshave: 8-10 vjeç; 10-12 vjeç; 12-14 vjeç pranë palestrës së shkollës 9-vjeçare “Nikel Dardani”.
Një lajmi i mirë ky për tifozët kryeqytetas, të cilët do të kenë mundësi të shohin dhe të argëtohen me skuadrën e tyre të zemrës.