Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Naser Aliji që prej verës ka ngelur pa ekip, pas largimit nga Kaiserslauten.
Por, pavarsisht se nuk kishte një ekip, Aliji u grumbullua nga Kombëtarja për të luajtur kundër Turqisë.
Për lojtarin nga Kumanova, zhvillime të reja vijnë së fundmi. Sipas portalit “infosport.mk”, Aliji është shumë pranë kalimit te klubi i madh shqiptar, Shkënidja e Tetovës.
Shkëndija largoi sot nga ekipi mbrojtësin Ivan Çelikoviç dhe Aliji do të ishte zëvendsuesi perfekt i tij.
Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e lojtarit, i cili në karrierën e tij ka luajtur për ekipe të njohura zviceriane.