Para takimit kundër Finlandës, në Kosovë hedhin akuza për papërgjegjshmëri të FSHF-së në mënyrën se si drejtuesit e këtij institucioni kanë trajtuar çështjet e të larguarve nga ekipi kuqezi.
Bëhet fjalë për Rashicën, Shalën, Rrahmanin dhe Mehën, të cilët siç deklaron trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, mund të mos luajnë nesër ndaj Finlandës.
Shkak sipas tij është bërë dërgimi me vonesë nga ana e FSHF-së, i dokumentacioneve të lojtarëve të sipërpërmendur në FIFA. Kjo mund të sjellë edhe vonesë të përgjigjes së FIFA-s për t’i dhënë OK-in Rashicës, Shalës, Rrahmanit dhe Mehës për t’u aktivizuar në ndeshjen e parë të Eliminatoreve të Botërorit.