Skuadra e Flamurtarit nuk di të ndalet në këtë merkato vere. Pasi ka siguruar shërbimet e disa lojtarëve cilësorë, tashmë kuqezinjtë kanë shprehur hapur dëshirën për të pasur në ekip Kaleb Ekuban.
Sulmuesi italo-ganez pëlqehet shumë nga trajneri Ilir Daja, megjithatë shanset për një rikthim të ish-yllit të Partizanit në Shqipëri janë të pakta. Ai dëshiron të vijojë një aventurë larg Superiores. Kujtojmë që në sezonin 2016-2017, 24-vjeçari ishte pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën arriti të shënonte plot 17 gola.