Pas thashëthemeve të ardhura nga Spanja rreth mundësisë së zhvillimit të disa ndeshjeve të La Ligas-s në SHBA, një tjetër kampionat i madh i kontintentit duket se po konsideron një mundësi të tillë.
Bëhet fjalë pikërisht për Serinë A, me presidentin e Juventus Andrea Anjeli që ka bërë një deklaratë që pritet të ngjallë mjaft reagime në Itali. Bosi i “Zonjës së Vjetër” ka thënë se skuadra nga Torino do të ishte mjaft e interesuar për të zhvilluar ndeshje të kampionatit jashtë Italisë, megjithëse një gjë e tillë zor se do të pranohej nga tifozët.
Italia gjithsesi ka konsoliduar prej vitesh një traditë të zhvillimit të ndeshjeve jashtë kufijve, me Superkupën që prej disa edicionesh zhvillohet në Kinë ose së fundmi në vendet e Lindjes së Mesme.