Bruno Telushi kaloi me sukses operacionin në mushkëri. Mesfushori 28-vjeçar iu nënshtrua një ndëhyrje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në sfidën e fundit në kampionat ndaj Teutës 3-0, ku ishe protagonist me golin e parë të shënuar.
Por, një lajm akoma më i mirë vjen për Partizanin dhe vetë lojtarin. Burime të besueshme për “newsport” bëjnë me dije se Telushi do t’u bashkohet të kuqve pas dy javësh.
Një lajm që i jep qetësi Partizanit, pasi ekzistonte frika se futbollisti vlonjat mund të mungonte për një kohë relativisht të gjatë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.