Petar Orlandiç dhe Brajan Perea janë dy emrat që fliten së fundmi në kampin e kuq. Sipas “Supersport”, të kuqtë janë pranë akordit me dy sulmuesit e mësipërm.
Petar Orlandiç është malazez dhe sapo ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Crvena Zvezvdës, ekip me të cilin ka luajtur që prej janarit të vitit 2015. Sezonin që sapo lamë pas, ai arriti të shënonte 6 gola, por vetëm në pjesën e parë të sezonit. Mësohet se drejtuesit e klubit kanë pasur një takim sot me menaxherin e lojtarit, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubi i kuq.
Ndërsa Brajan Perea vjen nga kampionati spanjoll. 24-vjeçari është nën pronësinë e Lacios, por në këtë sezon ka luajtur me ekipin spanjoll të Lugos në Segunda Devizion. Sipas “Supersport”, sulmuesi do t’i bashkohet në ditët e ardhshme të kuqve pasi është arritur marrëveshja mes palëve.