Milani do të luajë në Europa League! Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), teksa bëhet me dije që klubi kuqezi ka fituar betejën me UEFA-n për fair-player financiar.
Kjo e fundit e kishte përjashtuar Milanin për një sezon, ndërsa sot të gjithë milanistët kanë të drejtë të festojnë.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që pastrohet imazhi për klubin kuqezi, por tashmë duhet të lumturohen pasi pjesëmarrja në Europë, i mbush arkat e klubit deri në 50 milionë euro, sipas ecurisë së tyre në kompeticionet respektive.