Ditën e djeshme doli lajmi që Skënderbeu nuk kishte apeluar vendimin e UEFA-s, për vendimin në adresë të klubit korçar. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS), i deklaroi “Balkanweb”, nëpërmjet një komunikimi zyrtar që një apelim nuk kishte ndodh.
Por, Skenderbeu me anë të një postimi në “Facebook”, tregoi shkresën e apelimit dhe tregonte të kundërtën e asaj që thoshte CAS-i.
“Pasi kontrolluam të dhënat tona, në të vërtetë është e qartë se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA, në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit të UEFA më 26 prill.
Ju kërkoj ndjesë për gabimin në mesazhin e parë dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i gjyqtarëve është emëruar”, shkruhet në përgjigjen e sotme të CAS-it, duke përgënjeshtruar vetn brenda 24 orëve.