Liverpooli ka pranuar kërkesat e Romës për të blerë për 75 milionë € portierin brazilian Alisson Becker. Futbollisti është i gatshëm të diskutojë termat financiare të kontrate me “The Reds” dhe do të fluturojë drejt Anglisë për të kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar në “Anfield Road”.
Anglezët i përshpejtuan negociatat me verdhekuqtë për të mos i lënë kohë dhe hapësirë Chelseat që gjithashtu ishte e interesuar për portierin e Brazilit duke parë presionin që po ushtron Real Madrdi ndaj Thibaut Courtois.
Por ajo çfarë ka rëndësi është fakti që rekordi për transferimin më të shtrenjë në histori në pozicionin e portierit nuk do ta ketë më Gianluigi Buffon ( 53 milionë € në 2001), por Alisson është ai që ka zënë vendin e parë.
Ndërkohë Roma po mendon menjëherë të gjejë zëvendësuesin e Alisson. Kryqytetasit kanë në listë: Rubin Olsen (Copenhagen), Jasper Cillessen i Barcelonës dhe Alphonse Areolën e PSG-së.