Trajneri Christian Panucci vazhdon të vëzhgojë shumë lojtar me origjinë shqiptare që mund ti bashkohet Kombëtares shqiptare. Disa muaj më parë u përfol për një mbrojtës të djathtë të Belgranos Tomas Guidara dhe tashmë mediat argjentinase e bëjnë fakt të kryer interesimin e FSHF-së për lojtarin. Në javët e ardhshme do të jetë vet trajnerin Panucci i cili do të udhëtojë drejt Argjentinës për të bindur lojtarin me origjinë shqiptare.
22 vjeçari do të ketë një takim kokë më kokë me trajnerin për të vendosur nëse mund ti bashkohet Shqipërisë apo jo. Mbrojtësi aktivizohet në rolin e krahut të djathë, por edhe në qender me ekipin e tij Belgrano që militon në elitën e futbollit argjentinas.