Futbollisti i skuadrës së Lirisë në kampionatin e futbollit të Kosovës Flamur Gashi ka udhëtuar drejt Turqisë për të realizuar një seancë prove me skuadrën e njohur Galatasaray.
Lajmin e bën me dije vetë klubi i Lirisë. Nëse Gashi do të bindë drejtuesit turq, ai mund të firmosë një kontratë me Galatasarayn.
” Flamur Gashi është përfaqësues i rregullt i moshave të Kosovës, derisa në kualifikimet e radhës do ta ruajë portën e 21 vjeçarëve.
Paraqitjet e mira në stinorin pranveror me ekipin e parë të Lirisë i kanë mundësuar Flamur Gashit që të testohet te gjiganti turk Galatasaray.
Ai do testohet për disa ditë te Galatasaray, për të parë më pas se cila do të jetë e ardhmja e tij.
KF Liria si çdo herë edhe kësaj radhe, talentit të vet i uron shumë sukses”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Lirisë.”
Postimi i Lirisë