Arabia Saudite vjen me një ndryshim të madh në historinë e vendit. Ky ndryshim do të prekë veçanërisht botën e futbollit. Vetëm disa kohë më parë në festën Kombëtare u lejuan të futen në stadium edhe gratë. Por, duket se ky rregull do të ndryshojë tashmë përgjithmonë.
Besohet se nga janari i 2018-ës femrat do të futen në stadium rregullish dhe kjo leje është dhënë tashmë. Të njëjtën gjë raportojnë edhe autoritetet vendase.
Mesa duekt edhe Lindja e Mesme do afrohet drejt Perëndimit pasi një sërë ndryshimesh kanë ndodhur duke thyer shumë tabu kohët e fundit.
Vendimi për lejimin e femrave në stadium duket si nëj vendim historik për Mbretërinë e Arabisë Saudite.