Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku mund të transferohet në Turqi. Mediat e huaja shkruajnë për një interesim të gjigantit turk, Galatasarayt për elbasanasin që shkëlqeu në europian.
Skuadra turke është në kërkim të një sulmuesi dhe alternativa më e mira duket të jetë pikërisht sulmuesi i kombëtares Shqiptare. Gjithashtu bëhet me dije dhe shifra e afruar klubit të Zyrihut nga Galatasaray, për të përfituar shërbimet e tij që është 9,5 milionë euro. Një shifër rekord kjo për lojtarin e përfaqësueses kuqezi. Megjithatë orët në vijim do të na sjellin të reja konkrete, pasi flitet që të dy klubet kanë rënë parimisht dakord.
Karriera e Armando Sadikut nisi në Shqipëri te skuadra modeste e Cërrikut. Më pas elbasanasi kaloi te skuadra e vendlindjes së tij, pikërisht verdheblutë e Elbasanit. Aty do të vinte kthesa e madhe për Sadikun, pasi Locarno transferoi sulmuesin kuqezi në radhët e saj. Tashmë sulmuesi ynë kërkohet nga gjiganti turk, Galatasaray.