Jo vetëm Shqipëria është në qendër të vëmendjes për trukime ndeshjesh, pasi sot një skandal i madh bastesh vjen nga Spanja. Plot 50 ndeshje dyshohen si të trukuara në Kategorinë e Dytë dhe Kategorinë e Tretë të kampionatit spanjoll.
Është Federbet (organizata që lufton bastet e paligjshme) që ka bërë me dije se sfidat në fjalë janë të dyshuara për paracaktim dhe fiksim rezultati. Bëhet e ditur nga mediat spanjolle se janë arrestuar 28 persona që dyshohen si të përfshirë në këtë skandal të madh. Real Madrid Castilla dhe Barcelona B janë dy nga skuadrat që bëjnë pjesë në listën prej 50 takimeve.
LISTA E NDESHJEVE TË DYSHUARA SI TË TRUKUARA: