Roma ka patur mjaft largime pas përfundimit të sezonit, por tashmë mesa duket kryeqytetasit kanë filluar të mendojnë për disa transferime që do t’i sjellin në “Olimpico” për edicionin e ri.
Skuadra nga Serie A po mendon të transferojë në formën e huazimit sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.
Lajmi bëhet i ditur nga media britanike ‘SkySport’.
Marial është pjesë e Manchester Unitedit që nga viti 2015, kur Louis van Gaal e kishte transferuar nga francezët e Monacos.