Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo janë dy nga talentet më premtues të Italisë. Së bashku me Donnarumën, Barellan, Chiesa dhe Bernadeschi po projektohet rikthimi i kombëtares italiane në nivelet më të larta të futbollit botëror. Por, Kean dhe Zaniolo mund të jenë protagonist dhe në merkaton e verës. Juventus po monitoron prej kohësh mesfushorin e Romës, Zaniolo dhe nëse Roma vendos që ta shesi, bardhezinjt janë të parët që dëshriojnë ta afrojnë në merkato.
Kean dhe Zaniolo së bashku të Juventusi nuk është e vetmja mundësi pasi drejtuesit e të dyja klubeve po mendojnë një shkëmbim të bujshëm mes tyre. Kean te Roma dhe Zaniolo te Juventusi, por një gjë e tillë mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ose jo pasi skuadra nga kryeqyteti nuk dëshiron të largoi një nga xhevahirët e skuadrës.