Dje ka startuar edicioni i ri i kampionatit të Superligës në vendin tonë. Sipari i këtij sezoni të ri u hap nga ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku korçarët arritën të marrin tre pikë nga kjo sfidë pas fitores së ngushtë 1-0 regjistruar ndaj të kuqve.
Sot, do të luhen dy sfida të tjera. Bëhet fjalë për takimin mes Luftëtarit dhe Kastriotit që do të zhvillohet në orën 16:45 dhe ajo mes Tiranës dhe Kamzës që do të luhet në orën 19:45.
Të dyja sfidat janë mjaft interesante, kjo pasi në takimin e parë kemi një skuadër në sapo ngjitur në Superligë që sfidon Kamzën dhe nga ana tjetër po e njëjta gjë me Tiranën, por ndryshe nga Kastrioti, bardheblutë e njohin mirë kampionatin dhe do tentojnë të bëjnë surprizën që në sfidën e parë.