Sot do të mbyllet java e pestë e kampionatit në Superligë. Dy janë takimet që do të vënë “kapakun” kësaj jave të kampionatit.
Vetëm pak minuta më parë janë zbluar dhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në fushën e blertë. Në takimin e parë mes Kasrtiotit dhe Laçit që do të luhet në orën 15:45 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë do të gjykojë Juxhin Xhaja.
Në takimin e dytë, atë mes Kukësit dhe Kamzës që do të luhet në orën 18:45 në “Loro Boriçi” është caktuar të gjykojë Bleërim Ziri.