Deri më tani ka pasur shumë rinovime, por edhe disa afrime. Megjithatë në klubin e Tiranës nuk do të ndalen këtu për sa i përket merkatos së verës. Trajneri Ze Maria ka shprehur hapur dëshirën që në klub të afrohen edhe dy sulmues.
Bëhet fjalë për një lojtar “pykë” dhe një sulmues anësor, të cilët priten t’i shërbejnë 24-herë kampionëve të vendit në objektivat që ata kanë. Emra nuk bëhen të ditur, por nga momenti në moment priten të mbërrijnë në kryeqytet për t’iu bashkuar ekipit bardheblu.
Tekniku brazilian është i qartë në synimet e tij dhe një skuadër për titull, duhet të ketë të paktën çdo repart të dubluar, sigurisht me elementë cilësorë.