Armando Sadiku është transferuar te Lugano. Sulmuesi i Kombëtares ka bërë ditën e djeshme debutimin e tij me skuadrën zvicerane në miqësoren ndaj Vakerit. Sadiku u aktivizu në pjesën e dytë duke treguar që ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për të luajtur. Një lajm i mirë edhe për trajnerin Panuçi që do të ketë në dispozicion bomberin e komvëtares.
Në Zvicër nuk do të luajë vetëm Armando Sadiku, por edhe i vëllai i tij Sherif Sadiku i cili është transferuar te skuadra e Belizonës. Një skuadër që militon në ligën inferiore, por që për ish-lojtarin e Elbasanit dhe Shkumbit është një mundësi e artë për të provuar veten jashtë Shqipërisë.