Mançester Junajted feston më në fund një fitore në “Old Trafold”.
“Djajtë e kuq” mposhtën Totenhemin 1-0 në sfidën që përfundoi pak çaste më parë. Takimi u mbyll me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga Henrik Mikitarian në minutën e 29-të.
Totenhem nuk ia bëri aspak të lehtë misionin për të marrë tri pikët ekipit të Murinjos, por në fund, Mançester Junajted arriti të mbronte me shumë sakrifica fitoren që e çon tashmë në vendin e 6-të në Premier Ligë, 3 më pak se Totenhemi i vendit të 5-të.
Kujtojmë se “djajtë e kuq” kishin që nga 24 shtatori që nuk fitonin në shtëpi në kampionat.