Skuadra e Tiranës, ka arritur marrëveshjen me lojtarët Kenneth Muguna dhe Musa Mohammed, të cilët pritet t’i bashkohen bardhebluve ditën e shtunë, në Antalia.
Por, kryeqytetasit nuk kanë arritur një marrëveshje me ekipin e tyre, Gor Mahian. Klubi kenian ka akuzuar rëndë kryeqytetasit, për të cilët ka thënë se nuk janë serioz, pasi nuk kanë arritur fillimisht një marrëveshje me klubin, e më pas me lojtarët.
Sekretari i përgjithshëm i klubit, Ronald Ngala tha për mediat keniane se Tirana po bën “lojra”.
“Ata po bëjnë lojra”. Muguna është goxha i shtrenjtë dhe ka një kontratë me me klubin. Por, përveç kësaj, ne kemi një marrëveshje me ish klubin e tij, Ëestern Stima, ku thuhet se në rast transferimi do të përfitojnë dhe ata një tarifë. Si mund t’i lëmë ne lojtarët të lirë, pa paguar para?”
“Jam i bindur se kjo gjë do t’i prish karrierën Mugunës, sepse në këtë moment ai nuk është as atje, as këtu. për Musa Mohammed situata është më ndryshe, pasi ai nuk ka një kontratë me klubin.”
Klubi kenian kërkon rreth 40 mijë dollarë për Mugunnën, shifër kjo që nuk është paguar ende nga Tirana./Neësport.al