Rikthimi i Lum Rexhepit ka kthyer qetësinë te Partizani, me trajnerin Skënder Gega që ndaj Flamurtarit mund të mbështetet plotësisht te mbrojtësi kosovar. Ndaj vlonjatëve, 26 vjeçari pritet të rimarrë vendin në qendrën e mbrojtjes së të kuqve, ku bashkë me Belicën pritet të ndërtojnë “digën” para gardianit Alban Hoxha.
Krahët e mbrojtjes pritet të mbulohen me Ibrahimin dhe Trashin, ndërkohë që Atanda e Telushi do kenë detyrën e vështirë, ndërtim dhe shkatërrim të aksioneve. Maja e sulmit pritet t’i besohet të riut, Bardhi, që pas tij do të shikojë futbollist si Asani, Mensah dhe Mala.
Nga ana tjetër, Flamurtari i Ilir Dajës do të vuaj shumë mungesat e Albi Allës dhe Agustin Torassa që këtë javë zyrtarizuan kalimin e tyre në kampionatin kinez.
Ndaj Partizanit, Daja pritet ta rreshtojë skuadrën në këtë mënyrë: Koliçi në portë, Liçaj, Kotobelli, Veliu, Polozhani në mbrojtje, Batha, Mustafa e Rrapak në mesfushë, ndërkohë që sulmi pritet t’i besohet Musta dhe Kale në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Andi Ribaj.