Skuadra e Vejles në Danimarkë ka arritur të fitojë ndaj ekipit të Thistedit 2-0, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Parë dhe duke u ngjitur në Superiore.
Pjesë e ekipit të Vejles është dhe futbollisti i Kombëtares, Ylber Ramadani, ndërsa trajner është ish-tekniku i të kuqve, Sormani.
Ramadani ka qenë një ndër pikat kyçe të Vejles këtë sezon, madje është shpallur disa herë lojtari i ndeshjes.
Kujtojmë që futbollisti u transferua nga Partizani në Danimarkë verën e kaluar.