Ditmar Bici dhe Endri Vrapi pak vite më parë ishin dyshja e qendrës së mbrojtjes në Korçë për Skënderbeun. Sot do të luajnë kundër kampionëve pasi kanë zgjedhur të veshin fanellën e Vllaznisë. Bici ka bërë një selfie me Vrapin në rrugët e Korçës duke i uruar të gjithë fansave të tij në facebook një mëngjes të mirë. Për të dy futbollistët do të jetë një ndeshje speciale pasi do të rikthehen të luajnë kundër Skënderbeut, ekip me të cilin fituan edhe titullin kampion.