Albi Doka dhe Klisman Cake janë dy futbollistët që pritet të nënshkruajnë për Tiranën. Dy mbrojtësit bardheblu ende nuk kanë një kontratë profesionisti dhe klubi i Tiranës në fund të sezonit pritet t’i “blindojë”. Burime për newsport.al bëjnë me dije që të dyve do t’u ofrohet nga një kontratë 3-vjeçare dhe gjasat janë që ata të nënshkruajnë pasi mundësitë e largimit janë të vogla.
Albi Doka debutoi në ndeshjen e Kupës kundër Kukësit që bardheblutë fituan në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-1. 19-vjeçari tregoi grintë në fushën e blertë duke fituar edhe besimin e trajnerit Mirel Josa për sfidën pasardhëse.
Ndërkohë Cake debutoi në takimin kundër Skënderbeut që u luajt po në kryeqytet. 17-vjeçari luajti në qendër të mbrojtjes dhe me atë që dha në fushën e blertë tregoi që bardheblutë kanë siguruar një lojtar të së ardhmes në prapavijë.