Të premten, Prishtina do të luajë kundër Trepçës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Për këtë sfidë, tifo-grupi, “Plisat” kanë bërë me dije detajet e organizimit të këtij takimi. Ultrasit e zjarrtë shkruajnë në faqen zyrtare:
“Te premten me 23 dhjetore zhvillohet ndeshja ne kuader te superliges se Kosoves ne basketboll kunder KB Trepca.
KB Prishtina do te shkel si gjithmone Trepcen, Prishtinasit do te triumfojne.
Prandaj mobilizim i gjithe kreyqytetit, Plisat ne Ferizaj per te perkahur ekipin tone te zemres, per te na ndihmuar neve lajmroni te gjithe per kete
Te premten takohemi nga ora 16:00 ne Fan Club.
Mbi Prishtinen eshte vetem qielli.
Shihemi Plisat”, përfundon njoftimi i Plisave në faqen zyrtare në facebook.