Klodian Duro përflitet për të marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit. Ish-trajneri i Kukësit ka nisur bisedimet me drejtuesit e kuq për të qenë trajneri i të kuqve në sezonin e ri. Ende s’ka asgjë zyrtare, por në këtë periudhë të nxehtë të merkatos verore gjithçka mund të ndodhë.
Për këtë zëra që qarkullojnë, ka folur Dritan Dervishi. Ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit për newsport.al është shprehur: “Duro te Partizani? Njeriu që i duhet të kuqve. Me grintën e Duros dhe ndërhyrjet e Moxhit në merkato, i shikoj për titull kampion”, ka përfunduar Dervishi.