Kamza do të luajë ditën e dielë ndaj Kukësit në orën 18:45, sfidë e vlefshme për javën e pestë të kampionatit në Superligë. Sigurisht që ky takim mbetet për tu parë, pasi përveçse spektaklit që të dyja skuadrat pritet të dhurojnë në fushën e blertë, bëhet fjalë për një përballje të veçantë të trajnerit të Kamzës, Klodian Duro me të shkuarën.
Duro ka punuar më parë me Kukësin në sezonin 2015-106 dhe së fundmi rikthehet si një ish në kampin verilindor për të arritur suksesin e radhës dhe për t’i treguar presidentit të nënkampionëve se cilësitë nuk i mungojnë për të drejtuar një tjetër skuadër të Superligës.
Nga ana tjetër, Safet Gjici do kërkojë me çdo kusht nga të tijtë të fitojnë këtë “betejë” me Kamzën si për të thënë se skuadra e tij tashmë është në një tjetër nivel, ndryshe nga koha kur Klodian Duro ka qenë aty.