Rezultatet negative duket se kanë çuar në një largim te mundshëm,të Klodian Duros,nga pankina e Kamzës.Humbja e sotme duket se ka sjellë një zhgënjim shumë të madh tek klubi.
Presidenti Naim Qarri duket se nuk është i kënaqur nga trajneri elbasanas dhe duket se trajneri i ri është gati. Sipas të gjitha gjasave, Julian Ahmataj mund të prezantohet te skuadra që nesër. Duhen mbajtur rezerva vetëm nëse Duros do t’i besohet dhe ndeshja me Kastriotin këtë fundjavë. Ahmataj ka qenë më parë në stolin e ekipit të Kamzës.