Stadiumi “Loro Boriçi” do të hapë sot dyert prej orës 18:00 për të pritur një delegacion specia. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, për newsport.al zbulon disa detaje për ditën e parë të impiantit më modern në Shqipëri. Një vit pasi nisën punimet për ta ribërë stadiumin e Shkodrës, sot të gjithë shkodranët do ta festojnë atë duke e prekur nga afër.
“Në orën 18.00 do bëjmë një vizitë nëpër stadium me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Nuk do të ketë asnjë shirit për t’u prerë apo diçka tjetër. Ndeshja quhet inauguruese dhe kemi ftuar gjithë anëtarët e FSHF-së, veteranë, kryesisht shkodranë dhe VIP kryesisht shkodranë. Kjo është dita e parë e stadiumit të ri në Shkodër”, ka thënë për newsport.al kreu i FSHF-së.