Ditën e mërkurë, Vllaznia zhvilloi një ndeshje miqësore me Laçin, takim i cili u mbyll me barazimin 1-1, duke mos nxjerrë asnjë fitues. Në kuadër të fazës përgatitore, shkodranët kanë “piketuar” skuadrën e re me të cilën do tregojnë forcën në fushën e blertë.
Të mërkurën që vjen është zyrtarizuar një tjetër miqësore ndaj Kastriotit të Krujës. Dihet, se te ekipi i Kastriotit ka shumë lojtarë shkodranë, si portieri Spahija, Boci, Borshi dhe Beci, të cilët do shkojnë në vendlindje për të kërkuar fitoren ndaj ekipit të qytetit të tyre.