Amadu Latifi nuk u shit tek Shaktjor Soligorsk dhe Bledi Shkëmbi në një farë mënyre doli blof me prononcimin e tij tek “Rtsh-sport”, paraditen e sotme. Askush tek Teuta dhe as Shkëmbi nuk kanë parashikuar të papriturën që ndodhi mes klubit bjellorus dhe lojtarit.
Shkëmbi në prononcimin e tij preku merkaton dhe miqësoret që ekipi durrsak ka bërë. Gjithashtu tekniku i ekipit nuk ka lënë pa cekur disi dhe formën e skuadrës.
“E para është që Latif të largohet 100%, por e dyta të ikën sulmuesi kryesor nga ekipi dhe nuk është mirë. Por ne si staf kemi marrë siguri nga klubi që do të afrohen një apo dy sulmues që bëjnë diferencën, lojtarë që i kemi ndjekur e shpresojmë të mbyllen sa më shpejt.
Jam i kënaqur, nuk diskutohet që ndeshjet miqësore bëhen për të parë gjendjen apo mënyrë loje ndryshe që kemi luajtur. Kemi edhe dy miqësore të tjera, shpresoj të na shërbejnë sa më mirë.
Mendoj që po shkon gjithçka mirë, na ka shërbyer shumë pas atyre ditëve pushim. Në fazë përgatitore ndodh që mund të dëmtohen futbollistë, për fat çdo gjë po shkon mirë. Shpresojmë që në ndeshjen e parë të jemi në 100% tonë. Unë jam i kënaqur me dëshirën e mënyrën si po punojmë dhe e thashë që e rëndësishme është që në javën e parë të kampionatit të jemi të gjithë në maksimum”, ka përfunduar Shkëmbi.