Sulmuesi Keita Balde në një intervistë të dhënë për “Le Record” ka folur rreth kohës që po kalon te Interi. Ndër të tjera 23 vjeçari ka thënë se do të mundohet shumë që të japë gjithçka për këtë fanelë dhe dëshiron të mbetet në historinë e skuadrës italiane.
“Dua të mbetem në historinë e Interit dhe të ngjitem në nivel botëror. Interi ka bërë historinë në Itali dhe këtë e dinë të gjithë. Dua të jem pjesë e historisë”, ka thënë Balde.