Ende pa u mbyllur sezoni në Kategorinë e Parë, Tirana dhe Kastrioti duken me një këmbë në elitën e futbollit shqiptar. Tirana që është edhe skuadra më e titulluar në vendin tonë, preku fundin duke zbritur në Kategorinë e Parë pas 97-viteve histori. E megjithatë bardheblutë kanë treguar superioritet duke bindur me rezultatet ku kanë pësuar vetëm një humbje deri në këtë moment, duke qenë 7 pikë më shumë se kundërshtari më i afërt, Bylis.
Një skuadër tjetër jo me pak peshë në futbollin shqipar është edhe Kastrioti. Krutanët nuk e kanë diskutuar për asnjë çast Superligën, pasi kanë dominuar nga fillimi i sezonit. Distanca e pikëve me Egnatian është 9 pikë, një distancë e konsiderueshme pasi kanë mbetur edhe 4 takime deri në fund të sezonit.