Ka vetëm pak minuta që ka startuar takimi mes Malmos dhe Dritës. Skaudra kosovare do tentojë të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit të turit të parë në Champions League pas rezultatit 3-0 në takimin e parë. Edhe pse ndeshja luhet në Suedi, nuk kanë munguar tifozët kosovarë të cilët kanë udhëtuar për të mbështetur skuadrën e tyre.
Para startimi të takimit janë parë tifozët kosovarë të cilët kanë shpalosur flamurin kuqezi. Flamuri gjigand është shpalosur në stadiumin e Malmos, impiant në të cilin po zhvillohet dhe takimi në këtë momente.