Skuadra kampione e Kosovës, Drita, në datën 10 korrik ka ndeshjen e parë në eleminatoret e Champions League kundër kampionëve suedez, Maltës. Në një njoftim në rrjetet sociale, bardhekaltërit lajmërojnë të gjithë tifozët, të cilët dëshirojnë të ndjekin skuadrën e tyre në stadium, se biletat do të dalin në shitje të shtunën pranë teatrit në qytetin e Gjilanit.
“Armata Bardhë e Kaltër marshon drejt Mitrovicës
Lajmërohen të gjithë Intelektualët, qytetarët e Gilanit dhe të gjithë sportdashësit kosovarë se biletat për ndeshjen e fazës së radhës në Ligën e Kampioneve mes Dritës dhe kampionit suedez, Malmos, do të dalin në shitje në mesditën e së shtunës ose të dielës tek teatri i qytetit ne Gilan.
Ndeshja do të luhet në Mitrovicë, ku për tifozët do të jenë në dispozicion rreth 30 autobus.
Vërejtje për Intelektualët:
Intelektualët me të gjithë nëngrupet do të vendosen vetëm në sektorët J, K, L, M dhe N (prapa golit). Biletat për këta sektorë kushtojnë 3 euro. Andaj Intelektualët duhet t’i blejnë biletat vetëm për këta sektorë.
Intelektualët do të udhëtojnë të organizuar me 30 autobusë. Por, të gjithë ata që kanë mundësi të udhëtojnë me automjete private, luten t’i shfrytëzojnë ato, ashtu që të ketë vend në autobusë për numrin e madh të tifozëve të interesuar për të udhëtuar në Mitrovicë.
Intelektualët do të tubohen në ora 16:00 tek Sheshi i Qytetit në Gilan prej ku do të nisen me 30 autobusët drejt Mitrovicës.
Për informata shtesë do t’iu lajmërojmë përsëri.
Le të nisemi drejt Mitrovicës për ta mbrojtur nderin e futbollit kosovar dhe për ta dëshmuar se jemi tifozeria më e zjarrtë.
Përpara DRITA” shkruhet në faqen e klubit të Dritës.