Trajneri i Milanit, Ivan Xhenaro Gatuzo ka bindur drejtuesit Mirabeli dhe Fasone dhe pritet të nënshkruajë kontratën e re këtë pasdite. Tekniku 39-vjeçar është parë në Milanelo dhe siç ishte parashikuar do të zgjasë kontratën deri në fund të vitit 2021.
Ky vendim i bordit drejtues të Milanit vjen si pasojë e rezultatve pozitive që ka arritur ish lojtari i 18 -herë kampionëve të Italisë. Gatuzzo do të përfitojë 3 milionë euro në sezon dhe do të orientojë merkaton verore për kuqezinjtë.