Klubi i Partizanit akuzon sërish gjyqtarin Kridens Meta se po favorizon rivalin e të kuqve për titullin kampion, Kukësin.
Meta ishte edhe gjyqtari kryesor në stadiumin “Zeqir Ymeri” ku në takimin Kukësi-Laçi pati edhe raste të diskutueshme të cilat mund të vendosnin 90-minutëshin.
Në një prononcim për Panoramën, drejtori sportiv i klubit të kuq, Edmond Haxhia, ka folur për situatën e gjykimit.
“Mund të them se ka pasur 15 raste të futbollistëve të Kukësit që ishin për karton të zi, e jo më për të kuq.
Por gjyqtari Kridens Meta nuk i ndëshkoi. Në veçanti përmend rastin e Musollit i cili goditi kundërshtarin me bërryl, por arbitrti e mbrojti në mënyrë që ai të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. E të mendosh më pas që Duka kërkon arbitra shqiptarë për takimin Partizani-Kukësi”, u shpreh Haxhia.