Antonello Preiti ka folur edhe për rivalët e këtij sezoni, Skënderbeun dhe Kukësin. Drejtori i ri të kuqve u shpreh para mediave:
“Rivalët tanë njësoj si sezonin e kaluar do të jenë Skënderbeu dhe Kukësi. Skënderbeu ka treguar forcën me kalimin në grupet e Europa Ligës. Laçi demonstroi përballë nesh se ka një skuadër të organizuar mirë. Për asnjë moment nuk e kam nënvlerësuar futbollin shqiptar pasi ka një numër të madh futbollistësh shqiptarë në të gjithë Europën.
Këtë e keni demonstruar edhe me Kombëtaren apo dhe me Skënderbeun në Europë Ligë. Ky është një futboll në rritje. Me dëshirë të madhe duhet të mendojmë çdo ndeshje, pasi çdo 90 minutësh është i vështirë. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat”, përfundoi ai.