Genc Tomorri ka dhënë një prononcim për mikrofonin e Supersport, gjatë seancës stërvitore që të kuqtë po zhvillojnë në Kamëz. Drejtori i klubit bëri një “skaner” të shkurtër të situatës aktuale të klubit teksa deklaroi:
Humbja me Laçin- “E kemi kontrolluar Laçin plotësisht. Është ndeshja e parë. Jam optimist me grupin që jam. Një ndeshje është, 3 pikë janë. Kjo humbje me Laçin të djeg më shumë pasi ishim në shtëpinë tonë. Në ndeshjen e parë jam i zhgënjyer. Është ndeshja e parë, por prapëseprapë ekipi do ta kalojë këtë. Unë nuk e shoh si dështim. Ekipi është më i plotë se çdo vit tjetër. Unë jam nga më të vjetrit e klubit dhe nuk e kam parë asnjëherë skuadrën me këtë kontigjent. Do të luftojmë për titullin kampion”.
Çështja “Hoxha” – Si problemi i Bathës dhe i Hoxhës janë të ndara. Më shumë për Hoxhën, se ka 3-4 vite që ka qenë më i miri. Probleme disiplinore ka në të gjithë botën. Mos harrojmë që kaq e madhe nuk u bë për Cikalleshin, e jo më për Hoxhën.
Lënia e Bathës në stol – “Batha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai ka respektin maksimal të klubit. Si Batha nuk kanë luajtur edhe futbollistë të tjerë. Por një ndeshje ka qenë”.
Aktivizimi i Çanit – “Për gjendjen fizike të Çanit mund t’iu them që vendos trajneri për gjithçka”.