Olsi Rama ka dalë në konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes me Kukësin. Drejtori i përgjithshëm i Partizanit ka bërë një kërkesë të pazakontë, teksa përpara mediave i është drejtuar zv.trajnerit, Klevis Dalipi që ndodhej aty të shkojë të punojë me skuadrën, pasi tashmë nuk ka çfarë të bëjë pa Bathën e Tashin.
“Duke marrë shkas nga Federata për një shkresë që ka ardhur nga Federata, nga Komisioni i Disiplinës për një dënim ndaj dy lojtarëve tanë, kapitenit Batha dhe mesfushorit Trashi. Erdha sot këtu që t’i jap këtu pak kohë Dalipit sepse ka shumë punë për të bërë.
Nuk kam një kapele magjistari për të shpikur se çdo të bëjë në ndeshjen e radhës. Kështu që besoj, duke marrë mirëkuptimin tuaj, ta lëmë Dalipin të shkojë t’i përvishet punës bashkë me stafin teknik sepse kjo nuk është më një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka që shkon pak më tej se sa vlerat që ka Partizani në fushën e lojës. Për mua shko mendo me trajnerët e tjerë se çfarë do të bëni për ndeshjen e radhës kundër Kukësit”, ka deklaruar fillimisht Olsi Rama.